TIRANË– Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua vetëm pak minuta para se të mbërrinte në selinë e PL-së, ku kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarët, në orën 13:40.
Meta po udhëtonte me makinën personale, kur agjentë të BKH-së të veshur civilë, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Meta është vënë në pranga me urdhër të SPAK dhe mësohet se ka qenë duke udhëtuar drejt selisë së Partisë së Lirisë me makinën personale, e cila dyshohet se drejtohej nga shoferi i tij.
Pritet që Ilir Meta të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës./Radar.al

Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta


