Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    E-mail-i i Pentagonit për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Çfarë do të thotë vdekja e Sinwarit për Hamasin e Libanin?

    October 20, 2024
    Çfarë do të thotë vdekja e Sinwarit për Hamasin e Libanin?
    Protesta në Tel Aviv për fundin e luftës

    Sipas Netanjahut, vrasja e kreut të Hamasit, Sinwar shënon ditën pas Hamasit. Por analistët nuk mendojnë se kjo është goditja vdekjeprurëse për organizatën terroriste. Perspektivat e armëpushimit janë ende të paqarta.

    Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vrasja e të mërkurës e shefit politik të Hamasit,  Yahya Sinwar do të thotë se “Hamasi nuk do të sundojë më Gazën”.  Sipas Netanjahut, vdekja e Sinwarit, e cila u konfirmua të enjten, shënon fillimin e “ditës pas Hamasit”. Vëzhguesit, megjithatë mendojnë ndryshe për milicinë e Hamasit të mbështetur nga Irani, e cila është kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe shumë vende të tjera.

    “Vrasja e Sinwar-it është padyshim një goditje për Hamasin duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që ai luajti brenda organizatës,” tha për DW, Neil Quilliam, bashkëpunëtor në Programin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të institutit Chatham House me qendër në Londër. Megjithatë Quilliam thekson se në të kaluarën politika e prerjes së kokës drejtuese ka bërë pak për të minuar vullnetin dhe aftësinë e Hamasit për të luftuar Izraelin. 62-vjeçari Sinwar mori pushtetin pas vrasjes së liderit të mëparshëm politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran këtë korrik.

    Quilliam mendon, se “Hamasi do të ngrejë një brez të ri liderësh, duke rizhvilluar kapacitetin e tij ushtarak dhe teknologjik dhe duke u bërë thirrje palestinezëve të rinj në Gaza dhe Bregun Perëndimor, të prekur nga konflikti me Izraelin”. Këtë qëndrim ka edhe Peter Lintl, studiues në fondacionin gjerman Shkenca dhe Politika (SWP). “Hamasi është sigurisht i dobësuar, por vdekja e Sinwar nuk është një goditje vdekjeprurëse për milicinë”, tha ai për DW.

    “Mundësi armëpushimi?”

    Ndërkohë nga qarqet politike gjermane, franceze dhe amerikane është dëgjuar shpresa që vdekja e Sinwar-it të mund të paraqesënjë mundësi për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Largimi i Sinwar-it nga fusha e betejës, “paraqet një mundësi për të gjetur një rrugë përpara që i kthen pengjet në shtëpi, e çon luftën në fund dhe na çon në një ditë më pas”, tha të enjten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

    Por të premten, vetëm një ditë pasi konfirmoi vdekjen e Sinwar-it, Hamasi u zotua se do t’i mbajë pengjet deri në fund të luftës në Gaza. Në 13 muajt e fundit të luftës në Gaza, e cila u ndez nga një sulm vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, rreth 42,000 njerëz janë vrarë sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi. Dhe nga rreth 250 pengje që u morën në Gaza nga Hamasi më 7 tetor, rreth 100 ende besohet se janë në duart e Hamasit.

    Megjithatë, Mohammed al-Qawas nga qendra e mendimit Emirati Emirates Policy Center (EPC) e konsideron vdekjen e Sinwar-it si fillimin e mundshëm të “një kapitulli të ri” të luftës në Gaza. “Sapo përgjegjësia për negociatat e armëpushimit t’u transferohet udhëheqësve të Hamasit jashtë vendit, këto negociata do t’i nënshtrohen edhe kalkulimeve të jashtme, sepse të gjithë këta liderë jashtë vendit janë të ndikuar nga kryeqytetetet, në të cilat ndodhen dhe ndoshta është ndikimi i këtyre kryeqyteteve që Hamasi mund të bëjë lëshime dhe të iniciojë një politikë të re”, tha al-Qawas për DW. Udhëheqja politike e Hamasit është e vendosur në Katar, megjithatë, Sinwari me bazë në Gaza ka qenë personi i tyre i preferuar për negociatat e armëpushimit të udhëhequra nga SHBA, Katari dhe Egjipti me Izraelin që nga vrasja e Haniyeh.

    Lintl nga Fondacioni gjerman tha për DW se pavarësisht vdekjes së Sinwar-it, ai sheh pak arsye për të shpresuar se Izraeli mund të jetë i gatshëm që tani t’i japë fund luftës. Pavarësisht se e përshëndeti vdekjen e Sinwarit si fundin e Hamasit të enjten, kryeministri izraelit Netanyahu gjithashtu bëri të qartë se lufta nuk do të përfundonte para se liderët e mbetur të Hamasit – si Mohammed Sinwar, vëllai i Yahya Sinwar dhe pasardhësi i tij si shef ushtarak i Hamasit – të eliminoheshin dhe të gjithë pengjet e mbajtur nga Hamasi të kthehen.

    Përtej Gazës – hakmarrja e Hezbollahut

    Pas Gazës, Izraeli gjithashtu i është kundërvënë Hezbollahut në Liban pas një viti përleshjesh të kufizuara. Grupi militant i mbështetur nga Irani, Hezbollahu  – të cilin SHBA dhe Gjermania e kanë cilësuar plotësisht si një organizatë terroriste dhe krahu i armatosur i të cilit konsiderohet i tillë edhe nga Bashkimi Evropian – pretendon se vepron në mbështetje të Hamasit. Në shtator, Izraeli vrau liderin e tij, Hassan Nasrallah. Vëzhguesit theksojnë se vrasje të tilla nuk kanë ndihmuar në përfundimin e armiqësive. Kur vdekja e Sinwar-it u bë publike të enjten, Hezbollahu njoftoi një “fazë të re dhe përshkallëzuese” në luftën e tij me Izraelin, duke pretenduar se për herë të parë kishte përdorur raketa të drejtuara me precizion kundër Izraelit në një përpjekje për të “përshkallëzuar ditë pas dite.”/DW

    Hamasi Liban vdekja e Sinwarit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    April 24, 2026

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    April 24, 2026

    E-mail-i i Pentagonit për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    April 24, 2026

    Netanyahu zbulon se u trajtua fshehtas për kancer

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.