Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Deputeti i PD zbulon të dënuarit e tjerë që ndodhen në burg me Ervin Salianjin: Hajdutët e rilindjes

    October 19, 2024
    Salianji reagon pas heqjes së mandatit

    Nga Tomor Alizoti

    Sot isha në burgun e Fierit, paradoksalisht për të takuar kolegun dhe mikun tim Ervin Salianji. Them paradoksalisht, sepse në burg kam qenë vizitor në dy epoka. Para viteve 1990, kur babai im ishte pjesë e armiqve të partisë, dhe sot kur miku im Salianji është shpallur armik i partisë.

    Është e njejta parti dhe e njejta sjellje. Dhe situata është një deformim. Ashtu sikur para viteve 1990, në burg duhet të ishte Enver Hoxha për krimet monstruoze, edhe sot në qelitë e burgut të Fierit duhet të ishte Edi Rama, për vjedhjet, krimet dhe qeverisjen e tij të ndyrë të këtyre dymbëdhjetë viteve.

    Dhe historia sërish përsëritet e përsëritet, si një këmbanë që bie në veshët e qytetarëve për ndryshim.

    Sepse në burgun e Fierit, kishte shumë miq të Edi Ramës, investitorë kriminelo-strategjikë që kishin ndarë copa tokash me firmën e Edi Ramës në kembim të votave për partinë socialiste.

    Ish drejtorë të lartë që kishin ndarë vjedhjen e parave të taksave të shqiptarëve, me ministrat e Edi Ramës dhe kishin shpenzuar miliona euro për të blerë vota për rilindjen. Por të gjithë këta ishin shitur nga Edi Rama, në momentin që ishin bërë problem për partinë.

    Njësoj si në Spaç e Qafë Bari, ku syrgjynoseshin edhe ministrat e Partisë së Punës, sepse në një moment ishin bërë bezdisës për Enver Hoxhen.

    E bashkë me ta, byroistët e antarët e Komitetit Qëndror, qëndronin dhe ish-të persekutuarit politikë. E njetja situatë mu rikthye kur takova Salianjin, të burgosur se cënoi qeverisjen e Edi Ramës.

    Ai ishte në burg bashkë me hajdutët e rilindjes, edhe pse nuk ka menaxhuar asnjë sekondë asnjë shpenzim publik. Ai ishte aty si shembulli më i qartë i një burgosjeje politike.

    Dhe njësoj si para vitit 1990, ai ishte aty sepse pushteti komandon drejtësinë dhe kush e cënon atë do të shkojë në burg. Salianji do dalë nga qelia e burgut të Fierit ashtu siç dolën nga burgjet komuniste edhe ish-të përndjekurit e Enver Hoxhës.

    Dhe këtë rradhë, e sigurtë do të jetë që në atë qeli do të shkojë ai që e meriton më shumë, Edi Rama. Ndaj e vlerësoj maksimalisht qëndrimin e mikut tim Salianji, që nga denoncimi i trafikantëve të drogës që qeverisnin policinë, e deri te këmbëngulja për ti qëndruar deri në fund regjimit. Burgosja e tij tregon qartë frikën e pushtetit ndaj tij.

    Ervin Salianji tomor alizoti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.