E ftuar sot në ‘Ftesë në 5’, Suzana Guxholli, e njohur si eksperte ekonomie dhe ish-këshilltare e çështjeve të ekonomisë për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, ka rrëfyer më shumë mbi jetën e saj personale.
Teksa na zbuloi eksperiencat e saj si studente në Londër, Suzana përgjatë fjalës së saj pohon se ajo periudhë më e veçanta në jetën e saj.
Si një nënë dhe grua shumë e fortë, ndonëse më herët ajo njuk e ka cekur për divorcin e saj, tashmë vendosi të na zbulonte se për shkak të ftohjes së marrëdhënies me ish- burrin, por pa shtuar asnjë detaj tjetër, vendosi të marrë fëmijët dhe të largohet.
Nëpërmjet një video-mesazhi, Guxholli u surprizua nga nusja e saj, e cila i tregoi se sa herë shkojnë bashkë në kafe, i bën një rreng duke ia porositur kafenë dekafeinato.
Mes të qeshurash dhe kujtimesh të bukura që nga koha e studimeve e deri më sot, Suzana na tregon se ka qenë gjithmonë një zonjë e fortë dhe me shpirtin e lirë.


