Një 30-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në San Tammaro, në provincën e Casertas.
Sipas burimeve mësohet se i riu është vënë re mbrëmjen e kaluar në lokal rreth orës 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi.
Trupi i pajetë u gjet i shtrirë në tokë.
Rrethanat e ngjarjes tragjike aktualisht janë plot mister, ndërkohë që u bë me dije se policia po vijon hetimet.
Trupi i të riut, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të vlerësuar nëse përfshihen elementë të natyrës kriminale.
Autopsia do të jetë vendimtare për të dhënë sqarime mbi këtë çështje.


