Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Seuli: Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë kufitare

    October 14, 2024
    Seuli: Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë kufitare
    Verikoreanët punojnë për vendosjen e një rrethoje në kufirin mes dy Koreve. Qershor, 2024.

    KORE E JUGUT- Koreja e Jugut tha se ka vërejtur shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë në pjesën veriore, që lidhin dy Koretë, e të cilat nuk përdoren më, teksa janë rritur tensionet mes dy shteteve, pas pretendimeve të Koresë së Veriut se Jugu ka fluturuar dronë mbi territorin e saj.

    Shkatërrimi i rrugëve do të ishte në linjë me përpjekjet e liderit verikorean, Kim Jong Un, për të shkëputur raportet me Korenë e Jugut dhe për ta çimentuar atë zyrtarisht si armiken kryesore dhe për të hequr dorë nga synimi i kamotshëm i bashkimit paqësor të dy Koreve. Ushtria e Koresë së Jugut tha më 14 tetor se ka vëzhguar disa aktivitete në Korenë e Veriut që duket se janë përgatitje për shkatërrimin e rrugëve, aktivitete sikurse është instalimi i ekraneve.

    “Ata po i instalojnë këto ekrane në rrugë dhe po punojnë pas këtyre ekraneve, duke u përgatitur që të hedhin në ajër këto rrugë”, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane, Lee Sung Joon. Ai tha se shkatërrimi i rrugëve mund të ndodhë edhe të hënën.

    Lee tha se ushtria e Koresë së Jugut beson se Veriu po ashtu mund të tentojë të lëshojë një raketë në hapësirë. Një lëshim i tillë është i ndaluar nga Kombet e Bashkuara pasi cilësohet si testim i teknologjisë të raketave me rreze të gjatë veprimi. Lee tha se Koreja e Veriut mund të jetë duke kryer “provokime të vogla” kundër Seulit, por nuk specifikoi se për çfarë provokimesh bëhet fjalë. Është e paqartë se sa rrugë Koreja e Veriut planifikon të shkatërrojë.

    Ky zhvillim vjen teksa Koreja e Veriut së fundi ka akuzuar Jugun se ka nisur dronë për të lëshuar pamflete propaganduese mbi Phenian tri herë gjatë këtij muaji dhe ka kërcënuar se do të përgjigjet me forcë nëse ndodh sërish. Koreja e Jugut ka refuzuar të konfirmojë nëse ka lëshuar dronë, por ka paralajmëruar se do të ndëshkojë ashpër Korenë e Veriut nëse kërcënohet siguria e qytetarëve të saj.

    Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes e Veriut tha se njësitë e artilerisë dhe njësi të tjera të ushtrisë pranë kufirit me Korenë e Jugut janë urdhëruar “të jenë në gatishmëri të lartë për të hapur zjarr”. Një zëdhënës i ushtrisë verikoreane tha se i gjithë territori i Koresë së Jugut “mund të shndërrohet në hi” pas një sulmi të fuqishëm nga Veriu.

    Koreja e Veriut vazhdimisht përdor retorikë të tillë, teksa tensionet mes rivalëve janë rritur. Ekspertët kanë thënë se ka pak gjasa që Koreja e Veriut të nisë sulme në shkallë të plotë, pasi ka numër më të vogël të ushtarëve në krahasim me ushtarët që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë së bashku.

    Po ashtu, javën e kaluar Koreja e Veriut tha se do të bllokojë në mënyrë të përhershme kufirin e saj me Jugun dhe do të ndërtojë struktura të mbrojtjes për t’u përballur me “histerinë” e forcave jugkoreane dhe amerikane. Pheniani ka përmendur disa stërvitje ushtarake që ka kryer Koreja e Jugut, por edhe dislokimin e përkohshëm të aseteve të fuqishme të ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut.

    Zyrtarët jugkoreanë kanë thënë se Veriu veçse ka ndërtuar disa barriera kundërtanke dhe ka përforcuar rrugët në anën verikoreane të kufirit që nga fillimi i këtij viti, me gjasë për të parandaluar që ushtarët dhe qytetarët verikoreanë të dezertojnë në Korenë e Jugut.

    Tensionet në Gadishullin Korean janë në pikën më të lartë në vite, teksa Koreja e Veriut po vazhdon të kryejë testime provokuese të raketave dhe Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po vazhdojnë të zgjerojnë stërvitjet e tyre ushtarake./ REL

    Kore e Jugut Koreja e Veriut Seuli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.