Andy Warhol ndër vite krijoi portrete të artit pop, kryesisht të artistëve që jetuan përgjatë epokës së tij, nga Marilyn Monroe, Elizabeth Taylor, Elvis Presley etj.
Warhol dallohet për ngjyrat e forta dhe transformimin e yjeve në portrete të rralla, me shumë ngjyra.
Ndonëse piktura e tij e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë më e njohura për sa i përket pjesëve mbretërore të Ëarholit, ai gjithashtu përjetësoi një princeshë Diana dhe Princin Charles (tani Mbreti Charles III) në vitin 1982.
Tashmë këto piktura, të titulluara “Portreti i Princeshës Diana” dhe “Portreti i Princit Charles”, dolën në ankand prej ditës së enjte, 10 tetor.
Sipas shtëpisë së ankandit Phillips, “përshkrimet mahnitëse të princeshës dhe princit bazohen në fotografinë zyrtare të fejesës së tyre nga fotografi Lordi Snoëdon” dhe u krijuan një vit pas dasmës së princit dhe princeshës së Uellsit në 1981.
Piktura e Dianës pritet të sjellë afërsisht 1.6 deri në 2.4 milionë dollarë, ndërsa portreti i Charles vlerësohet nga 1.3 deri në 1.9 milionë dollarë. Portreti i Dianës vlerësohet të shkojë deri në 2.4 milionë dollarë.
Në fotot e portreteve, duket Diana e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile smeraldi, me mëngë të fryra, një rreth në kokë me gurë të çmuar dhe diamante, ndërsa fotoja është shkrepur nga ish-bashkëshorti dhe fotografi i famshëm i princeshës Margaret, Lordi Snoëdon.
Artisti Warhol zgjodhi që ta pikturonte Diana-n në tone gati njëngjyrëshe, ndërsa princi Charles shfaqet në telajo me uniformën e zezë ushtarake dhe i pozicionuar në një sfond me ngjyrë blu të ndezur.
Kjo nuk është hera e parë që një ankand me temë Princesha Diana ka sjellë miliona. Në dhjetor të vitit 2023, një fustan ngjyrë vjollcë të viteve ’80, të veshur nga princesha e ndjerë, u shit për një rekord prej 1.1 milionë dollarësh.
Një bluzë rozë e veshur nga mbretëresha në një nga portretet e saj të fejesës theu gjithashtu rekorde, duke u shitur për 381,000 dollarë në vend të vlerësimit të saj prej 80,000 dollarësh./ Living


