Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA shtrëngon vizat, paralajmërim i fortë për ata që veprojnë kundër interesave amerikane, ja mesazhi i ambasadës

    Ministri Nufi: ‘KAYO’ do të koordinojë industrinë ushtarake, në linjë me angazhimet e Shqipërisë në NATO

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jorgo Goros, në fuqi dënimi për tjetërsim pronash

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    April 23, 2026

    Pa hapur mirë sytë, pasi dje me të vetën tundi rrënjët e partisë, Elisa sot postoi një foto me plot 8 veta, duke dhënë me pompozitet lajmin e madh se ajo po punon kudo dhe me të gjithë socialistët.

    E vërteta qëndron ndryshe. As më pak e as më shumë, Elisa drejton punën e katër a pesë organizatave bazë, diku tek Liqeni i Thatë, një lagje e vogël e Tiranës, dhe postimi i sotëm ishte prodhim “artistik” i një mendjeje të munduar, që nuk po gjen qetësi me veten, sepse nga ç’duket të tjerët në Partinë Socialiste as nuk e kanë më në refene se çfarë bën ajo.

    Mes udhëtimeve ndërkombëtare të Edi Ramës dhe protestës së Sali Berishës, diku aty u shfaq edhe fotoja e “lideres” së Liqenit të Thatë me një grup socialistësh 24 karat, që dukeshin të mërzitur e si të marrë me zor. Një postim që mundohej të mbulonte diellin me shoshë, në fakt.
    Elisa Spiropali, e dërrmuar pas ikjes nga qeveria dhe nga ëndrra në sirtar për të zëvendësuar Ramën, gjë të cilën e ka ndarë me shumë të huaj, që akoma nuk u ka dalë habia nga deliri i saj, ka ndërmarrë një inkursion imagjinar në radhët e socialistëve. Ca e ndikuar nga ndonjë këshilltar apo media e përbetuar kundër Ramës, e ca nga karakteri që kurrë nuk e la të kuptonte dimensionin e saj të vërtetë, ka filluar të pretendojë se ka mbështetje tek socialistët dhe më gjerë.

    Mjafton të kujtojmë fiaskot e Spiropalit në Ersekë, Pukë, Fushë-Arrëz e Kavajë, për të kuptuar vlerën e saj politike dhe elektorale. Ndaj i duhen postimet me 8 veta dhe mbështetja mediatike e të mërziturve nga pushteti, pasi nuk mund të fshihesh gjatë pas rezultateve të Rakip Sulit e Benet Becit.

    Për fatkeqësinë e Elisës, Doktorit apo ndonjë tjetër pretendenti për pushtet, socialistët kanë një zakon të keq: nuk e shesin partinë e Edi Ramës as në ditët më të zeza. Nuk e kanë shitur për Kastriot Islamin e Ben Blushin, që ishin pjella të partisë e politikanë me emër, jo më për “mishra të huaj importi” si Elisa Spiropali.

    Megjithatë, duhet pranuar se, krahasimisht me vlerën e saj reale politike, ka bërë një marketim të mirë, duke bërë madje një pjesë të besojnë se ka nisur një lëvizje politike mes socialistëve, ndërkohë që kjo mbështetje nuk ekziston.

    Deri në postimin e radhës të Elisës, duhet të merremi me ngushticën e Hormuzit, se na griu çmimi i naftës.

    Elisa Spiropali PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA shtrëngon vizat, paralajmërim i fortë për ata që veprojnë kundër interesave amerikane, ja mesazhi i ambasadës

    April 23, 2026

    Ministri Nufi: ‘KAYO’ do të koordinojë industrinë ushtarake, në linjë me angazhimet e Shqipërisë në NATO

    April 23, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jorgo Goros, në fuqi dënimi për tjetërsim pronash

    April 23, 2026

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.