Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë pët finalen e Kupës së Botës

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Sokol Balla i përgjigjet Gazment Bardhit: Sherret me gratë s’i përballoj dot, kapërceve mbi kufomën e Pjerin Xhuvanit

    October 10, 2024

    Vijon përplasja virtuale mes Sokol Balles dhe Gazmend Bardhit, pas deklaratës së gazetarit se kreu i grupit parlamentar të PD, mund te kete fatin e Vis Martinit apo Ervin Salianjit.

    Bardhi reagoi me një letër publike, ku deklaratën e Ballës e quan kërcënim. Nuk ka vonuar përgjigja e Sokol Ballës nga paneli i Real Story.

    Ja çfarë thotë Sokol Balla:

    Zoti Gaz Bardhi ka tentuar sot te me terheqe ne nje sherr grash, pasi sipas tij une e paskam kercenuar mbreme. Ai thote se ka pare nje videon time mbreme vone, por si duket emocionet qe e kane kapur kur me ka pare, e kane bere ta lexoje lopthi editorialin tim, sikur une, sipas tij, e paralajmeroja se ai do kishte fundin e Ervin Salianjit apo Vis Martinit.

    Ne fakt une nuk e di fatin e ketij te fundit, ndoshta Gazi e di me mire. Une nuk kam pasur kurre kontakte me boten e erret, ndersa Gaz Bardhi kaperceu mbi kufomen ende te ngrohte te Pjerin Xhuvanit ne prill 2021, te vrare nga dikush qe doli nga makina e tij. Ndersa kur fola per karmen, ndoshta me duhet ta risqaroj Gazin, se mos e ka lexuar gabim. E kisha per karmen gaz, per karmen. Per ate qe te keshilluan edhe shoket e tu qe ke ne Spak: mos dil e thuaj rrena, sepse pastaj do biesh vete viktime e tyre. Siç edhe re. Dhe e ndjeve ne kurriz çdo te thote te te akuzojnè per nje gje te paqene. Kjo, eshte karma e genjeshtrave.

    LEXO EDHE

    Berisha kërcënon Ramën: Guxon dhe i prek një qime floku Gazment Bardhit, nuk të mbrojnë as tunelet e Dajtit

    Genjeshtra qe ti para pak ditesh i the serish ne Kuvend per nje drejtor policie. Por shoket e tu ne Spak, vecanerisht ai qe te jep komunikimet ne Encrochat, duhet edhe te te keshillojne qe te mos i keqperdoresh, nje here kunder Nokes, nje here kunder Berishes dhe sot kunder Olsit. Ne fakt ai prokurori i Spak s’duhet ta bente fare kete, pasi ai e di shume mire qe emailet, celularet edhe ata me aplikacione sekrete, atij i pergjohen se e ka dhene veten lejen per kete. Po me te do merret ligji. Ndersa me ty, sonte do merrem une, meqe degjova se ke angazhuar nje parti te tere kunder nje individi te vetem.

    Ne tjerrjen tende te gjate, ne thelb me quaje se lehja kunder jush. Ne fakt, ajo qe ti i quan lehje, jane qendrime te shumices se shqiptareve, dhe te nderkombetareve ndaj menyres sesi pd ben opozite. Deri nje vit me pare edhe ti lehje bashke me mua, por ndryshe nga mua, ti i numeroje Flamur Nokes vilat ne Lalz, Doktorin e quaje babai i Zenit, vete Zenit i numeroje te vraret ne Gerdec. Kurse une isha dhe jam shume me i rezervuar sesa ti ne kritikat ndaj doktorit, kjo sepse Gazi, pavaresisht se mund te jem nga me kritiket ndaj Sali Berishes prej dy dekadash, si gazetar i referohem vetem fakteve, ndersa si qytetar respektoj ca kode. Sepse edhe lufta ka rregulla dhe luften zakonisht e bejne burrat.

    Dhe beteja ime publike me fenomenin politik te Sali Berishes, ka qene e do mbetet vetem e tille. Nga ana njerezore, une jam rritur ne te njejten lagje me Shkelzenin dhe me zonjen Malltezi, kemi qene ne te njejtin gjimnaz, ndersa me zotin Noka, shkonim bashke dikur ne takime me prinder. Ti nuk i kupton keto gjera Gazi dhe nuk ke sesi, sepse megjithese e permendje me dhimbje, nuk besoj se e ke idene çfare eshte familja. Familja jote eshte pushteti, aty ku zvarritesh e lepihesh. Dhe klith me ze te holle sapo ai te cenohet.

    LEXO EDHE

    Sokol Balla-Bardhit: Do përfundosh si Vis Martinaj ose Salianji; I përgjigjet deputeti: Më nisën një video tënden shqetësuese

    Dhe mos me permend Edi Ramen. Ti ke qene ministri i tij 6 muaj, nga maji deri ne shtator 2017. Dhe ky eshte nje fakt. Po per me keq, ti je sot mbeshtetesi kryesor i Edi Rames. Me keshilloje te shqetesohesha per kryeministrin se po i vjen fundi. Po ti pyet njehere verdalle sesa kryeministra kemi percjelle une dhe koleget e mi keto 30 vjet e me siguri do a percjellim edhe Ramen, por duhet te lutemi qe zoti te na jape shendet e jete te gjate, sepse sa kohe ai te ka ty dhe Doktorin, nuk i duhemi hiç as une, as ndonje nga koleget e mi.

    Dhe ne fund: ruaju paralajmerimeve te Doktorit qe ti beri ne fundjave, se une te miat i kam keshilla bile ne thelb dashamirese. Doktori po, eshte nga ata qe percakton fatet e njerezve, sepse e ka treguar ne te shkuaren. Azemin nuk e pyet dot, po pyet Ervinin. Ndersa per keshillat e mia te shendetshme, mund te pyesesh edhe Edi Ramen, kur ti ulesh heren tjeter te prehri si ne 2017. Ah dhe nje gje e fundit, nese do me shkruash prape leter, te lutem mos me thirr i dashur koli, sepse po me fut ne sherr me gruan. Dhe siç te thashe ne fillim, sherret me burrat i perballoj, ato me grate, jo.

    Gazment Bardhi sokol balla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    April 24, 2026

    Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë pët finalen e Kupës së Botës

    April 24, 2026

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    April 24, 2026

    Sherr mes dy pronarë lokalesh në Korçë, mbetet një i plagosur

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.