Atalanta kohët e fundit ka zgjedhur që të afrojë Edon Zhegrovën.
Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë me Lille dhe klubet që e zgjedhin janë gjithmonë në shtim. Kjo vjen kryesisht pas paraqitjes ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, ku ai shkëlqeu me aftësitë e tij.
Sipas “TuttoAtalanta.com”, te Atalanta Edon Zhegrova qëndron në listën e lojtarëve të preferuar, por deri më tani nuk ka shumë detaje.
Kujtojmë se në rast se do të kalonte te Atalanta, sulmuesi i Kosovës do të gjente kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshiti.


