Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Bënin s*ks me konkurrentët”, Arjan Konomi trondit me deklaratat: Në “Për’puthen” kishte çmenduri

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Policia gjeti 3 çanta me molotov të pashpërthyer”/ Gazetari deklaratë bombë: Kishte informacione për qëllimet e turmës

    October 8, 2024

    Gazetari Eni Ferhati duke folur rreth protestës së 7 tetorit të thirrur nga opozita tha se policia kishte marrë informacione se do tentohej të digjej bashkia e Tiranës, ndaj edhe masat më të shumta të mara nga policia ishin pikërisht në atë zonë, ndërkohë që në Selinë e Partisë Socialiste, masat e marra ishin minimale.

    Sipas Ferhatit policia ka patur fat pasi ka arritur të kap në kohë, tre çanta me Molotov të pashpërthyer.

    “Policia ka patur edhe një fat shumë të madh. Kur protestuesit u zhvendosën drejt bashkisë së Tiranës, gjatë konfrontimit fizik mes policisë dhe protestuesve, janë gjetur, pas ii ranë në tokë, dy çanta me 17 molotov të paplasura. Ato u sekuestruan menjëherë nga policia. Frika më e madhe dhe forcat më të mëdha të policisë ishin te bashkia e Tiranës, se kishte informacione edhe nga shërbimi informative, që turma do synonte të digjte bashkinë e Tiranës. Nuk kishte asnjë informacion për djegien e Selisë së Partisë Socialiste. Te selia kishte masa minimale të policisë, sepse nuk mendohej se do kishte protestë atje. Përveç dy çantave me 17 bomba molotov është gjetur edhe një çantë tjetër me 8 molotov të paplasur, diku mes zonës së Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit”

    Ferhati u ndal gjithashtu te gabimet që ka bërë policia në këtë protestë.

    “Vura re dy gabime të policisë. Gabimi i parë ishte kur policia nuk mori masa për të shmangur një ballafaqim të protestuesve me qytetarët, këtu i referohem momentit ku turma pasi u vendos te kryeministria marshoi në drejtim të unazës dhe u fut te rruga që të çon drejt partisë socialiste apo kryqëzimit të Myslym Shyrit dhe Gjykatës së Lartë. Ai ishte një moment ku kishte frikë edhe nga policia edhe nga protestuesit, pasi mund të kishte konflikt mes qytetarëve që mbetën në trafik dhe protestuesve. Ky është një gabim i policisë, që unë dyshoj se ka qenë i qëllimshëm, sepse informacioni ishte që protesta do ishte e lëvizshme. Momenti i dytë është përdorimi i pakriter, i paarsyeshëm i palogjikshëm i gazit lotsjellës. Aty nuk pati asnjë veprim të dhunshëm, sapo iu afruan protestuesit u lëshua disa herë gaz lotsjellës. Aty kishte qarkullim automjetesh. Një Fëmijë pati problem serioze nga ky gaz”,-tha gazetari.

    7 tetor bashkia molotov protesta e pd seliae ps
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Bënin s*ks me konkurrentët”, Arjan Konomi trondit me deklaratat: Në “Për’puthen” kishte çmenduri

    April 18, 2026

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    April 18, 2026

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    April 18, 2026

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.