Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Maqedoninë e Veriut, ku një burrë i mori jetën gruas së tij 38-vjeçare dhe vajzës së tyre të mitur, ndërsa djali 9-vjeçar gjendet në ambiente spitalore në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja tragjike mësohet se ka ndodhur në fshatin Sallatinë në Tetovë.
Mediat kanë raportuar se ka qenë nëna e 38-vjeçares ajo që ka gjetur pa jetë vajzën dhe mbesën dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
E moshuara arriti në banesën e tyre pasi e bija nuk i kishte hapur telefonin.
Ndërkohë bëhet me dije se autori i krimit të rëndë është vënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja. Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.


