Një lajm i rëndë tronditi kryeqytetin ditën e sotme kur u mor vesh për ndarjen nga jeta të një mamaje të re dhe bebit të saj të porsalindur.
Burimet bëjnë me dije se një mama rreth 33 vjeç ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën e saj .
Më tej zbulohet se nëna dhe foshnja ndërruan jetë një ditë pas lindjes në maternitet.
Pas komplikacioneve që pati ditën e shtunë, familjarët e kanë dërguar nga materniteti në QSUT, aty ku ka ndërruar jetë me foshnjen e saj, mëngjesin e së hënës.


