Pasi nëpër rrjet bëri bujë publikimi i shtatëzanisë së gazetares së mirënjohur Fatma Haxhialiut, në një rrëfim emocional, me plot kujtime të bukura, në “Ftesë në 5” ajo na zbulon më shumë mbi emocionet e kësaj periudhe.
Ndonëse në 3 muajit e parë bëri majft përpjekje për t’ia mbajtur të fshehtë edhe mamasë, me sugjerimin e doktoreshës, shumë herë e kishte të vështirë që lajmi i gëzueshëm të mos kuptohej.
Fatma tregoi se fëmija i dytë do të vijë në jetë në muajin shkurt dhe gjatë kësaj periudhe është emocionuar shumë nga urimet e panumërta.
Mes të qeshurash ajo shtoi se konflikti kryesor lidhet me emrin e bebit, për të cilin ka diskutime të shumta mes saj dhe partnerit.
Por “debatet” ia ëmbëlson i biri që i gjendet gjithmonë pranë. Me një buqetë me lule dhe një shkrim plot dashuri, Kian, djali i saj e surprizon në studio, moment në të cilin gazetarja nuk arriti t’I mbante të fshehta emocionet.
Sakaq ju kujtojmë se pak çaste më parë ju raportuam se ishte djali i saj ai që i dha shenjë pozitive për këtë shtatëzani të papritur.
LEXO EDHE:
Gazetarja e mirënjohur në një pritje të ëmbël, së shpejti nënë për herë të dytë


