Në selinë e Partisë Demokratike, organizatorët po bëjnë përgatitjet e fundit për protestën. Mësohet se sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbledhur në selinë blu Gazment Bardhin, Oerd Bylykbashin, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj e Albana Vokshi.
Radar.al ka mësuar se skenari i protestës parashikon bllokimin e akseve kryesore rrugore në kryeqytet.
Protestuesit mblidhen fillimisht te Kryeministria dhe më pas do të marshojnë drejt pikave nevralgjike të kryeqytetit, për të paralizuar qarkullimin.
Protestuesit pritet të marshojnë edhe para Parlamentit, Bashkisë së Tiranës dhe disa institucioneve të tjera.
Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Në shkresë kërkohet vetëm leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë, por jo itenerari që do të ndjekin.


