TIRANË– Vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e paralajmëruar e opozitës e cila do të mbahet këtë të hënë të 7 Tetorit në orën 18:00.
Lidhur me protestën Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale dje, Policia bëri me dije se ditën e sotme në Tiranë, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Gjithashtu mësohet se në terren do të jenë më shumë se 1000 forca policore.
Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;
Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Taiëanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.
Ndër të tjea Policia e Shtetit ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Gjithashtu në njoftim thuhet se Policia apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve./Radar.al


