Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rreth 1200 efektivë policie në terren për protestën, kufizohet lëvizja

    October 6, 2024

    Rreth 1200 efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren për protestën e thirrur nga opozita pasditen e së hënës. Mësohet se krahas strukturave të rendit në Policinë e Tiranës, në gatishmëri do të jenë FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës.

    Këta të fundit do jenë të pozicionuar në pjesën e brendshme të institucioneve të rëndësisë veçantë që ndodhen në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë kryeministrisë. Zyrtarisht opozita ka kërkuar leje në polici për 4 orë tubim përpara kryeministrisë.

    Por pavarësisht kësaj, protesta pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të Tiranës dhe kohëzgjatja është e paqartë. Për t’i paraprirë çdo skenari të mundshëm, uniformat blu pritet të instalojnë kamera inteligjente në disa prej akseve ku parashikohet të shtrihet protesta.

    Gjithashtu në gatishmëri do të jenë edhe autobotë me ujë. Po në kuadër të masave të ndërmarra, policia ka programuar bllokimin e disa akseve kryesore në kryeqytet, duke nisur nga Ministria e Brendshme deri në sheshin Nënë Tereza dhe degëzimet që lidhen me të.

    Kufizime pritet të ketë dhe në segmente të tjera, në varësi të zhvillimit të tubimit. Mbarëvajtja e këtij tubimi, cilësohet me tepër rëndësi për uniformat blu të kryeqytetit, të cilat pasditen e kësaj të diele do të mblidhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda për të marrë porositë e fundit për protestën e Opozitës.

    BLLOKOHET LËVIZJA E AUTOMJETEVE PREJ ORËS 18.00

    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”

    Rruga “Ukraina e Lirë”

    Rruga “Papa Gjon Pali II”

    Rruga “Ismail Qemali”

    RRUGËT QË MUND TË KETË KUFIZIM LEVIZJE

    Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet

    Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit

    Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

    Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës

    Kryqëzimi i Librit Universitar

    Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”

    Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe “Ismail Qemali”

    Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”

    Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit

    Kryqëzimi i urës në ish- bllok

    Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”

    Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”

    Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave

    Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”

    Kryqëzimi i pallatit me shigjeta

    policia protestë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.