Një ngjarje e papritur ka ndodhur në fshtain Larushk të Krujës ku një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga flakët, pas goditjes nga rrufeja, gjatë ditës së sotme.
Burimet kanë bërë me dije se gjatë gjithë mesditës së sotme, reshjet me intensitet të lartë janë shoqëruar dhe me shkarkesat e rrufeve në qytetin e Krujës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrëfikësit e Krujës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve në banesë.
Fatmirësisht nga ngjarja në fjalë nuk ka të lënduar.


