TIRANË– Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 Tetor, ora 13:20, për të shqyrtuar kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e vendimit të Gjykates së Apelit.
Mësohet se Sokol Binaj ësshtë caktuar relator i çështjes, bazuar në shortin e hedhur.
Ndërkohë kërkesa e Salianit do të shqyrtohet në dhomë këshillimi.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ndodhet aktualisht në Burgun e Fierit që prej datës 27 shtator, dita në të cilën Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm i Tiranës e la në fuqi vendimin e shkallës së parë më 26 Shtator, për veprën penale “kallëzim i rremë”, në lidhje me dosjen “Babale”.
Salianji kërkon pezullimin e vendimit, me pretendimin se janë kryer shkelje në burgosjen e shpejtë të tij, duke mos pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës pasi sipas tij në dosje nuk ka pasur prova.


