Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jorgo Goros, në fuqi dënimi për tjetërsim pronash

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat

    October 4, 2024
    Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat

    TIRANË- Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe rritja e referencës së çmimeve të apartamenteve ka bërë që Bashkia e Tiranës të arkëtojë të ardhura rekord nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë për 8-mujorin e këtij viti.

    Për periudhën janar-gusht 2024, realizimi i të ardhurave nga Bashkia e Tiranës për taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja arriti në vlerën e 9,3 mld lekëve apo rreth 93 mln euro. Të dhënat u bënë të ditura në raportin e monitorimit të buxhetit të bashkisë Tiranë për 8 mujorin 2024.

    Realizmi i të ardhurave tejkalon dyfishin e planit të miratuar nga bashkia e Tiranës për 8 mujorin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, teksa plani fillestar për 8 mujorin ishte 4.2 miliardë lekë. Teksa për gjithë vitin 2024 pritej të arkëtoheshin rreth 6.4 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, vetëm për 8 mujorin janë mbledhur 47% më shumë.

    Të ardhurat e mbledhura në 8 muaj janë gjithashtu rreth 30% më të larta sesa realizimi mesatar vjetor i viteve të mëparshme. Në 2022 nga taksa e ndikimit në infrastrukturë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliard lekë dhe 7 miliardë lekë për 2023.

    Për vitet 2018-2023 janë arkëtuar në total 40 mld lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Arkëtimet e 8- mujorin me vlerë 9,3 mld lekë janë më të lartat të realizuara ndër vite të plota nga bashkia e Tiranës.

    Rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve që nisi zbatimin nga muaji gusht 2023 dhe  i sipërfaqeve të dhëna të lejeve të ndërtimit janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar automatikisht në dyfishimin e arkëtimeve, kundrejt planit të parashikuar.

    Bashkia e Tiranës, në raportin e monitorimit të treguesve të buxhetit për 8 mujorin 2024, veçon se realizimi me vlera të larta ka ardhur dhe si pasojë e çmimeve të referencës së përdorura për llogaritjen e kësaj takse të cilat kanë ndryshuar në korrik të vitit 2023. Kjo taksë mban peshën më të madhe të të ardhurave që Bashkia Tiranë grumbullon vitet e fundit, përkatësisht këtë 8 mujor në masën 52 % përkundrejt realizimit total.

    Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

    Për Tiranën është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si: Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti. Ndryshimet për vendimin nr. 132,datë7.3.2018,të Këshillit të Ministrave, “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar u botuan në fund të muajit korrik 2023 në Fletoren Zyrtare dhe hynë në fuqi menjëherë pas botimit.

    Edhe për kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi rritja e arkëtimeve për taksën e ndikimit në infrastrukturë është ndikuar tërësisht nga rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve.

    Në programin buxhetor afatmesëm 2024-2026 gjithashtu nga bashkia e Tiranës parashikoi se realizimi i të ardhurave nga kjo taksë do të tejkalojë planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve.

    “Për periudhën e planifikuar, të ardhurat nga kjo taksë parashikohet të mbështeten kryesisht në zhvillimet e reja që pritet t’i shtohen Tiranës në zonën e mirëplanifikuar të Bulevardit të Ri, ku është miratuar edhe Plani i Detajuar Vendor nga Këshilli Kombëtar i Territorit – plan ky që i hap rrugë zhvillimit”, citohet në dokument.

    Ndikimin në rritjen e të ardhurave ka dhënë edhe shtimi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit.

    Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në periudhën janar qershor 2024, janë dhënë gjithsej leje sipas sipërfaqes prej 898,640 m2, nga 660,452 m2 në 6-mujorin e parë 2023, me zgjerim prej 36%.

    Rritja e çmimeve të apartamenteve

    Mbi çmimet e referencës llogaritet edhe taksa 8% e ndikimit në infrastrukturë, strehimit 3% dhe taksa 15% e shitblerjes. Nga Shoqata e Ndërtuesve më herët është pohuar se nga ndryshimet e çmimit të referencës detyrimi për taksat rritet mesatarisht 40% për metër katror në Tiranë. Nga rritja e kostos së taksave çmimet e apartamenteve në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve u rritën 200 deri 300 euro për metër katror.

    Për ndërtuesit këto taksa jo vetëm po ndikojnë te kostot, por janë të miratuara në kundërshtim me legjislacion shqiptar. Sektori i ndërtimit ka kërkuar heqjen e këtyre taksave, pasi nëse ndërtuesit do të lehtësohen prej tyre do të nisë rënia e çmimeve të apartamenteve.

    Në gjykatën Kushtetuese është zhvilluar seanca e parë për shqyrtimin e padisë së Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar në muajin korrik 2023 për rritjen e çmimeve të referencës.

    Në seancën dëgjimore në Kushtetuese nga ndërtuesit u ngrit shqetësimi se rritja e çmimeve të referencës rrit automatikisht detyrimin për taksat, për rrjedhojë kostot e ndërtuesve.

    “Fitimi i pritshëm do të cenohet ndjeshëm nga rritja e taksave, që do të llogariten me çmimet e reja të referencës, si detyrimi për taksën 8% të ndikimit në infrastrukturë, tatimi 15% në momentin e shitjes përfundimtare, dhe shtrin efektin edhe te taksa 3% për strehimin social. VKM aplikohet në mënyrë të menjëhershme dhe ka një rritje drastike të çmimeve të referencës. Mbështetur nga rezultatet e sondazheve se në treg ka rritje të çmimeve të shitblerjes, nuk është argumenti i duhur për rritjen nga 30 deri 60% të çmimeve të referencës”, pohoi përfaqësuesi ligjor i Shoqatës së Ndërtuesve në seancën gjyqësore.

    Më 7 Tetor është përcaktuar mbajtja e seancës së radhës për padinë e Shoqatës së Ndërtuesve./MONITOR

    93 mln euro nga taksat Bashkia e Tiranës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jorgo Goros, në fuqi dënimi për tjetërsim pronash

    April 23, 2026

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    April 23, 2026

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    April 23, 2026

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.