Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sa prekëse/ Kate Middleton ndihmon 16-vjeçaren me kancer të përmbushë listën e dëshirave!

    October 3, 2024

    Historia e saj e prekjes nga kanceri tronditi botën. Së fundmi Princesha e Uellsit, Kate Middleton tha se shëndeti i saj është drejt rikuperimit pas përfundimit të kemioterapisë.

    Ajo ka postuar për herë të parë pas pak kohësh, dy fotografi të saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram me Princin William, të cilat kanë një histori dhe një mesazh mjaft të fuqishëm.

    Ajo ka zhvilluar një takim me një vajzë 16-vjeçare, e cila siç bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare vuan nga një formë agresive e kancerit.

    Kjo është 16-vjeçarja Liz Hatton, për të cilën Princesha e Uellsit shkroi:

    “Ishte kënaqësi e madhe të takoja Liz-in në Windsor sot. Një fotografe e re, e talentuar, kreativiteti dhe forca e të cilës na frymëzoi të dyve. Faleminderit që ndani fotot dhe historinë tuaj me ne”.

    Sipas BBC, mjekët i kanë dhënë Liz një jetëgjatësi prej gjashtë muajsh deri në tre vjet, kështu që ajo krijoi një listë dëshirash me foto që dëshiron të bëjë për të krijuar “kujtime të jetës”. Mes personave që vajza ka fotografuar deri më tani janë sportisti Mark Cavendish dhe ish-futbollisti Ally McCoist. Kate Middleton dhe Princi William kontaktuan Liz-in përmes Shoqatës Bamirëse të Ambulancës Ajrore në Londër.

    Pas takimit edhe Liz shkroi në rrjetet e saj sociale se:

    Njerëz kaq të bukur, të vërtetë dhe të mirë, jam e emocionuar që kam pasur këtë përvojë me familjen time.

    Liz është diagnostikuar me tumor desmoplastic microround qelizë, për të cilin aktualisht nuk ka kurë. Ajo është marrë me fotografi që në moshën 6-vjeçare dhe siç ka thënë nëna e saj, Vicky Roboyna , që nga diagnoza e saj është fokusuar tek ky pasion i saj.

    kancer Kate Middleton
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.