Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Interesat e kredive për shtëpi vijuan rënien në muajt e verës

    October 2, 2024
    Interesat e kredive për shtëpi vijuan rënien në muajt e verës
    Foto ilustruese

    TIRANË- Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po vazhdojnë rënien dhe kanë prekur nivelin më të ulët prej një viti e gjysmë. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në lekë për muajin korrik zbriti në 4.56%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë shënonte nivelin 5.36%. Norma mesatare e interesit e portofolit të kredisë për shtëpi në lekë ndodhet në nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022.

    Normat e interesit paraqiten edhe më të ulëta për kreditë e reja, të dhëna gjatë periudhës. Për korrikun, kreditë e reja për shtëpi në lekë u dhanë me një normë mesatare interesit prej 4.06%.

    Rënia e normave të interesit këtë vit duket se i ka dhënë një shtysë të re rritjes së kredisë për shtëpi.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për shtëpi arriti vlerën e 199.6 miliardë lekëve, në rritje me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Kredia e re e disbursuar gjatë tetë muajve të parë të vitit arriti në 35.6 miliard lekë, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në fillim të muajit korrik, Banka e Shqipërisë e uli normën bazë të interesit për herë të parë që nga viti 2020, duke krijuar premisa për ulje të mëtejshme të kostove të financimit.

    Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën euro ngelet në nivele më të larta. Në muajin korrik, norma mesatare e interesit e kredisë për shtëpi në euro arriti në 5.37%, por edhe ajo në rënie nga niveli prej 5.41% që kishte qenë një vit më parë.

    Kjo reflekton ndryshimin e kursit të politikës monetare nga Banka Qendrore Europiane në treguesin benchmark, Euriborin 12-mujor.

    Megjithëse interesat e euros po bien, sërish diferenca mes normës mesatare të interesit për kreditë në euro dhe ato në lekë ngelet në nivelin më të lartë historik, me 0.81 pikë përqindje më shumë.

    Në muajin qershor, Banka e Shqipërisë vendosi për herë të parë aplikimin e një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, veçanërisht në segmentin e financimit të pasurive të paluajtshme.

    Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë nënvizoi për herë të parë në mënyrë eksplicite shqetësimin se kreditimi i ekonomisë këtë vit po rritet shumë shpejt dhe se është e nevojshme që ritmi i rritjes të ngadalësohet./MONITOR

    Interesat e kredive
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    June 5, 2026

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    June 5, 2026

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.