TIRANË– Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë i ka dhënë menjëherë “OK” kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve. Pasi zjarret nuk janë mundur të menaxhohen prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez.
Bëhet me dije se Shqipëria e ka ndihmuar Greqinë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 automjete.
Efektivët zjarrfikës nga vendi ynë do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.
Sipas asaj që ka raportuar Ministria e Mbrojtjes, Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.


