Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur para Kuvendit pasi i kanë vënë flakën karrigeve.
Bardhi: Lideri i opozitës Sali Berisha, i cili prej një viti ndodhet në arrest shtëpie, sepse ka vendosur të përballet me Edi Ramës…i dyti ishte nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së. Denoncoi lidhjet mafizoe të familjes Xhafaj me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe po e vuan prej tre ditësh dënimin. Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur Parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona sepse jemi këtu për interesin publik. Do na kenë përballë në çdo moment me regjimin krimianl të Edi Ramës dhe me cilindo që vendo t’i mbyllë gojën opozitës, qytetarëve. Të vërtetës. Të vërtetës nuk i mbyllet dot goja.


