PD ka nisur nga e hëna e 30 shtatorit atë që e ka quajtur një betejë pa kthim. Nga Kuvendi nisi mosbindja dhe radikalizimi i reagimit, si pasojë e burgosjes së Ervin Salianjit.
Pak pasi nisi seanca, Deputetët e opozitës kanë nxjerrë jashtë sallës së Kuvendit karriget dhe i kanë vënë flakën.
Më herët brenda sallës Flamur Noka dhe Gazment Bardhi i kanë shkuar te vendi Niko Peleshit dhe Toni Gogut, duke ngritur zërin dhe duke përplasur dorën në tavolinë.
Fillimisht, në nisjes së seancës deputetët e opozitës kanë hedhur sende drejt kryeparlamentares e më pas kanë nxjerrë karriget e tyre jashtë sallës, ku dhe më pas u kanë vendosur flakën.



