Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Burg për mosdeklarimin e pagave/ Ekspertja e Ekonomisë zbulon arsyet pse ky plan mund të dështojë

    September 30, 2024
    Burg për mosdeklarimin e pagave/ Ekspertja e Ekonomisë zbulon arsyet pse ky plan mund të dështojë

    Kryeministri Edi Rama dha paralajmërim për bizneset se ata që nuk do të deklarojnë pagat reale të punonjësve do të arrestohen njësoj si hajdutët e energjisë elektrike.

    Deklarata e kryeministrit Rama, ishte tema e ditës së sotme në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.

    E ftuara për intervistë, ekspertja e Ekonomisë, Romina Radonshiqi, u shpreh se nëse do të ketë arrestime, administratori i një biznesi do të gjente forma për ta anashkaluar këtë gjë, që të mos shkonte në burg.

    “Nuk mendoj se do të ketë ndonjë individ që është administrator apo menaxher biznesi që do të shkoj në burg për këtë, sepse nëse do të shkonin në burg, inspektorët tatimor do të gjenin forma për të korruptuar. Të dënosh dikë me burg për këtë vet ai individi do gjente forma për ta anashkaluar këtë gjë. Jemi në një vit që kemi mungesë punonjësish, kemi probleme me skemën e pensioneve, vet punëmarrësi dhe punëdhënsësi duhet që të bëhen palë që të deklarojnë pagën reale, sepse në fund është mirë dhe për punonjësin dhe biznesi do të ishte i qetë nga këto elemente që si bëjnë mirë as biznesit dhe as ekonomisë. Kur kemi nëndeklarim bëhet palë punonjësi me punëdhënësin, sepse në rast të kundërt ka organe ku mund të referojë problemin”, tha ajo.

    Lidhur me planin me 7 masa kundër nëndeklarimit të pagave, një lidhje skype për emisionin Eduard Gjokutaj, ekspert ekonomie u shpreh se duhet një strukturim më i detajuar.

    “Plani qe ka hartuar drejtoria e tatime dhe ekspert të administratës tatimore ka një strukturim më të konsoliduar se të gjithë planet e mëparshme pavarsisht asaj se si kjo i adresohet asaj që është thelbi i informaliteti dhe evazioni lidhur me pagën në sektorin privat. Adresohet sektori privat, pasi ai publik supozohet se janë të zbardhuara ato që paguhen. Strategjia edhe nga ajo që u përmend në takimin me ministrin duhet të kishte në konsideratë dhe ti adresojë më mirë lidhjes me biznesin dhe këshilltarët pranë bizneseve dhe jo vetëm të vendos disa masa që s’janë masa të reja por që kanë qenë detyrë e administratës tatimore. Masat në tërësi synojnë të rrisnin vlerat buxhetore, por unë gjykojë se janë të palidhura mirë me atë kujt i adresohen”, u shpreh Gjokutaj.

     

    BURG deshtim mosdeklarimi i pagave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.