TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë të dielën në orën 18:00 Këshillin Kombëtar. Mbledhja e forumit të lartë drejtues të demokratëve do të vendosë sa i takon situatës më të fundit politike, që është dënimi me një vit burg për Ervin Salianjin.
Kjo mbledhje e PD me Keshillin Kombëtar vjen një ditë pas burgosjes së Ervin Salianjit. Mësohet se në rend të ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor.


