Kohët e fundit u bënë publike emrat e njohur që do të startojnë moderimin e emsioneve të ndryshme në sezonin e ri televiziv, në Top Channel. Një ndër aludimet që bëri bujë ishte dhe rikthimi i Luana Vjollcës në këtë media. Mirëpo si qëndron e vërteta?
Afrio 1 vit Luana Vjollca është shkëputur nga ekrani televiziv. Me nisjen e sezonit të ri televiziv, aludimet sa vijnë e shtohen, se ku do ta shohim moderatoren.
Burime për revistën “Bordo” konfirmojnë se gjatë ditës së enjte Luana Vjollca është parë në ambientet e televizionit Klan, duke hedhur poshtë gjithë aludimet për rikthimin në Top Channel.
Nuk dihet se me kë është takuar se çfarë kanë biseduar. Mbetet të shihet se me cilin program do rikthehet Luana këtë sezon.
LEXO EDHE:


