Pas disa javësh në arrati, policia ka arritur të vërë në pranga 32-vjeçarin Edison Elezaj, i cili është djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’.
I riu akuzohet nga policia si autori i plagosjes së trefishtë në një lokal nate, në muajin Korrik 2024.
Personi që ka qëlluar gjatë një darke familjare akuzohet se është Edison Elezaj, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i “Ujit Lajthiza”.
Edison Elezaj mbante armë pa leje, ndërsa mbeten të dyshimta rrethanat e plagosjes së tre personave në një lokal VIP-ash te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.
Të plagosur mbetën tre anëtarë të së njëjtës familje, 36-vjeçarja Elona Pinari, vëllai i saj binjak A. Pinguli, 36 vjeç, dhe vëllai i tyre dy vite më i vogël D. Pinguli, 34 vjeç.
Ata u paraqitën menjëherë në një spital privat, ku vajza kishte marrë plagë më të rënda. Në atë kohë, fillimisht Policia e Tiranës e paraqiti sikur Edison Elezajt i ishte shkrepur arma aksidentalisht, pa sqaruar se çfarë kishte ndodhur dhe pas denoncimit në media, e shpalli atë në kërkim, duke i rënduar dhe akuzën për plagosje të rëndë me dashje.
NJOFTIMI I DYTË I POLICISË MBI NGJARJEN:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat: – u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;
– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.
LEXO EDHE
Djali i pronarit të ujit “Lajthiza” plagos me armë zjarri një vajzë dhe dy vëllezër në një festë!


