Egla Ceno dhe Françeska Murati, dy ish-banoret e “BBVA” përgjatë kohës kur ishin në ambientet e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, ishin në qendër të vëmendjes për shkak të zënkave që dyshja shpesh kishte.
Por a mbaruan zënkat me mbarimin e sezonit të “BBVA”?
Françeska Murati, përgjatë një interviste në “Ëake Up” u shpreh se marrëdhënia e saj me Egla Cenon ka qenë në përmirësim pas përfundimit të reality shoë-t.
Ndonëse dyshja në fjalë patën përplasje të forta gjatë formatit, sot ato ruajnë një marrëdhënie goxha të mirë.
Françeska theksoi se, pavarësisht tensioneve brenda shtëpisë së “Big Brother”, situatat që ndodhin atje mbeten atje.
Në jetën reale, ajo dhe Egla kanë një marrëdhënie shumë më të qetë dhe të afërt, aq sa Egla konsumon kafe edhe me nënën e Françeskës.
Ajo po ashtu ka theksuar se nuk mban mëri me ish-banorët, dhe se ka ditur të dallojë midis situatave brenda formatit dhe jetës reale, ku marrëdhëniet janë ndryshe.
“Unë nuk është se kam dalë nga shtëpia dhe nuk kam shoqëri me njeri. Unë jam zënë, jam shplarë, jam larë me Eglën, më ka shtyrë për në pishinë, jemi bërë nuk e di dhe tani jemi shoqe, del e pi kafe me nënën time sepse në fund të ditës kemi ditur të dallojmë faktin që çfarë ka ndodhur aty brenda mbetet aty brenda. Ishin situatat në Big, jemi në jetën reale dhe ajo në jetën reale nuk është ashtu me mua. Në jetën reale është tjetër Egla dhe unë mbase jam tjetër Françeska. Ka ardhur te ditëlindja e Charlie, jemi kënaqur, është shumë e sjellshme. Nuk kam asnjë hatërmbetje me njerëzit nga Big, mbase kanë ata me mua se kanë ngelur aty brenda, le të rrinë. Në momentin që dola nga shtëpia, dola edhe mendërisht” u shpreh Françeska.



