Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Lufta” me VIP-at dhe largimi nga ekrani, çfarë po ndodh me Egla Cenon?

    September 14, 2024

    Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të “Big Brother Vip”, së fundmi është rikthyer në rrjetet sociale me një pyetje e cila ka zgjuar kuriozitet tek fansat. “Gjeni kush nga VIP-sat më ka block dhe pse”,- i ka pyetur Egla fansat e saj.

    Përgjigjet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet dhe sigurisht shumica lidheshin me BBV, e jo vetëm edicionin e shkuar po dhe për personazhet e dy edicioneve të para. Nga Luizi, Olta, Iliri deri te “bashkëjetuesit” e saj për më shumë se 4 muaj përgjigjet janë parë si fyerje dhe ironi.

    Kujtojmë që brenda shtëpisë së BBV, aktorja ka pasur përplasje të forta me shumë nga banorët. Mirëpo Egla akoma nuk e ka konfirmuar se kush i ka bërë bllok në rrjete sociale. Edhe pse u bën 3 muaj nga përfundimi i “Big Brother Vip3”, ish-banorët e atij edicioni vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për publikun.

    Së fundmi është bërë e ditur se dy finalistët e “reality show-t” janë takuar në fshehtësi, pa i publikuar këto momente në rrjetet sociale. Bëhët fjalë për Julian Dedën dhe Egla Cenon, për të cilët u fol se do të jenë drejtues të emisionit “Fiks Fare”, por që, në fakt, nuk ndodhi. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Blendi Salaj gjatë një interviste për “Wake Up”.

    Ky takim i pa zbuluar deri më tani ka ngjallur shumë kureshtje për atë që ka ndodhur mes dy ish-banorëve. Sipas Salajt, takimi ka ndodhur pa praninë e kamerave dhe, çuditërisht, nuk është bërë asnjë foto publike që të dokumentojë këtë moment, gjë që ka habitur fansat e tyre, të cilët ndjekin çdo lëvizje të ish-banorëve. Ky fakt ka ndezur spekulimet rreth bisedës mes dy finalistëve, duke qenë se dy aktorët, edhe pas BBV kanë hedhur kunja të vazhdueshme për njëri-tjetrin.

    Fakti që Egla u la jashtë “Fiks Fare” ka ngritur dyshime të mëdha. Pas fitores së saj, të shumtë ishin ata që menduan se aktores do t’i besohej drejtimi i këtij formati. Ndaj dhe duhet thënë se kalimi i Xhemit tek emisioni investigative, habiti jo pak publikun. Pak javë pas përfundimit të “Big Brother”, Egla u pa edhe në një takim informal me Ledionin, çfarë edhe na bëri të mendojmë se temë e diskutimit ishte edhe karriera e Eglës, pranë Top Medias. Por duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

    Egla jo vetëm që nuk u mor për drejtimin e Fiksit, por nuk do të jetë pjesë as e filmave që produksioni do të realizojë. Duke e ditur këtë vendim të stafit, aktorja ka vijuar me karrierën e saj, duke u rikthyer në set, këtë herë larg produksionit të “Top”-it.

    egla ceno
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026

    Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE

    June 14, 2026

    Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.