Një shqiptar u plagos me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër të Athinës.
Mediat greke nuk bëjnë me dije identitetin e të plagosurit, i cili po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur shtatë gëzhoja. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


