TIRANË– Armaldo Kllogjeri, tenori i njohur shqiptar, ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram, ka reaguar ndaj komenteve negative nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku sipas tyre ai “nga tenor është kthyer në dasmaxhi.”
Nisur nga këto komente, tenori ka bërë me dije se pavarësisht çfarë po bën ai me karrierën e tij, nuk i ka hyrë askujt në hak.
Dhe mbi të gjitha ka njoftuar se ka hedhur në gjyq Teatrim e Operas dhe Baletit, për arsye, siç e shpjegon Kllogjeri, TKOB e ka pushuar nga puna një muaj para përfundimit të “Big Brother VIP”, ku ai ishte konkurrent.
Ky vendim i marrë ndaj tij, i ndërpreu karrierën 20-vjeçare dhe angazhimin e tij profesional.
“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i shkreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak? Ua kam thënë një herë që jam në gjyq! Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë. Për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund.”– ka thënë Armaldo Kllogjeri.


