Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kumbaro: Kush ka harxhuar miliona për hotel, duhet të ketë edhe plazhin. Do i japim…

    September 21, 2024
    "Time Out" jehonë bukurive të vendit tonë: 7 plazhet më të mira në Shqipëri
    Foto nga plazhzi i Dhërmiut.

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka sqaruar të tjera detaje mbi paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama, se lejet për shezllone nuk do të jepen më për beach bar-et apo restorantet, por vetëm për hotelet.

    Kumbaro u shpreh se shezllonet nuk duhet të shihen si një biznes i mirëfilltë apo mënyrë për të fituar para sezonale, sepse ky nuk është një investim i qendrueshëm.

    “Janë 11 bashki bregdetare e të cilët jemi në komunikim intensive. Kemi nxjerrë edhe konkluzionet tona. Bashkitë bregdetare përcaktojnë ndarjen e bregdetit të tyre në parcela të cilat mund të jepen si stacione plazhi në menaxhim. Ajo që konstatuam në 2 vitet e fundit e ka shoqëruar numrin e madh në rritje të turizmit, është zelli për të mbushur plazhet, pavarësisht se VKM thotë 30 përqind e vijës bregdetare duhet të jetë publike, dhe në realitet 50 përqind e vijës ishte publike.

    Këtu kemi pasur një keqkuptim të madh nga bizneset të cilët menduan se fluksi i turistëve do të vijë i gjithi të rrijë në plazh. Nuk vijnë të gjithë të rrinë 2 javë në plazh, vijnë edhe për malin apo turizëm kulturor. Mendoj që ka qenë e gabuar nga sektori privat kjo rendje pas shezlloneve si biznes i mirëfilltë. Shezllonet nuk mund të jenë biznesi i parë. Biznesi i parë në turizëm janë shërbimet e qëndrueshëm, pra hoteli me restorante me bare e shesh lodrash.

    Një prej elementeve janë shezllonet. Ajo që do të bëjmë është që po përgatisim e del brenda shtatori VKM me rregulloren e re, siç e bëri të ditur edhe kryeministri, që do t’ua vëmë në dispozicion atyre që kanë biznes të qendrueshëm në turizëm. Dikush që ka shpenzuar miliona për një hotel me 60 dhoma e me standard të lartë duhet të ketë edhe plazhin. Dikush që merr një stacion plazhi që të bëjë ca leke, ky nuk është investim i qendrueshëm“, u shpreh ajo.

    hotele leje per shezllone plazh shezllonet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    April 30, 2026

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.