Prej disa ditësh, në Kosovë ka nisur një debat online në lidhje me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” që përdoren kohët e fundit në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë.
Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate në publik dhe rrjete sociale dhe shumë persona e kanë kundërshtuar këtë vendim.
Një prej tyre, është edhe reperi i njohur shqiptar, BimBimma, i cili ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave. Ai ka ironizuar së bashku me mikun e tij Ghetto Geasy nëpërmjet postimeve të tyre në rrjete sociale.
Postimi u prit me humor nga ndjekësit, duke theksuar stilin ironik të BimBimmës për të trajtuar çështje sociale dhe vendimet që krijojnë diskutime të gjera në publik.




