Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti përfshihet si ndërmjetës për negociatat SHBA-Iran: Të ndalojmë përshkallëzimin dhe…

    Tenderi i fiskalizimit thyen rekord për ankimime, përfundon sërish në KPP, shkak vlerësimi

    Hoxha takim me Ministrin e Jashtëm të Serbisë: Kemi qëndrime shumë të ndryshme për Kosovën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Hetimet mbi “Wisdom”, reagon ish-rektori: I denoncova po askush nuk reagoi

    September 19, 2024
    Hetimet mbi “Wisdom”, reagon ish-rektori: I denoncova po askush nuk reagoi

    Me zbulimin e skemës së shitjes së diplomave false nga universiteti “Wisdom”, Prokuroria e Tiranës  ditën e sotme njoftoi nisjen e hetimeve.

    Mirëpo ish-rektori i kolegjit, Lush Përpali, i dorëhequr për shkeljet ligjore të hasura në këtë institucion arsimor në dhjetor të 2023, në një intervistë për Top Channel tregon se ka denoncuar skandalin më herët, para se të bëhej publik, duke ngritur një padi të përbashkët me akademikun Bajram Hysa.

    “Më 1 korrik jam thirrur në prokurori. Kam deponuar që ka diploma false, pastaj kam bërë vetë edhe në 15 korrik kallëzim, ku kam vënë në dijeni edhe kryeprokurorin”, u shpreh Përpali.

    Burimet bëjnë me dije se lëvizja e parë e ndërmarrë pas dyshimeve për vërtetësinë e diplomave të universitetit Ëisdom është kryer nga ambasada italiane në Shqipëri, që i drejtohet ministrisë së Arsimit, e cila ja pason për verifikim kolegjit privat.

    Ky është dokumenti eku ambasada kërkon informacion nëse kishte vlerë ligjore program i masterit të edukimit special në Wisdom.

    “Dhe përgjigja ishte që ky program as nuk është bërë as nuk bëhet. Nuk e di ku i kanë bërë pazaret pronarët, ne ata studentë nuk i kemi njohur. Që nga formati i diplomës, ishte qesharak,  një fletë formati me nota 9-10, po kush i vendosi këto nota? Nuk është bërë program kurrë dhe unë nuk kam firmosur. Më kanë bërë me stampë”, tha ish-rektori.

    Falsifikimi i firmës së profesorit Përpali nuk është realizuar vetëm nga ky institucion arsimor privat ku ka qenë i punësuar, por skandali thellohet më tej pasi emri i tij është përdorur edhe nga zyra noteriale për të legalizuar certifikata të pavlefshme.

    “Noterja ka deklaruar se unë kam qenë prezent për të legalizuar diplomën e filanit, pa qenë asnjëherë aty. Dhe e bënte këtë që të merrnin vulën apustile në ministrinë e Jashtme”, shtoi Përpali.

     

    ish-rektori reagon Wisdom
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti përfshihet si ndërmjetës për negociatat SHBA-Iran: Të ndalojmë përshkallëzimin dhe…

    April 18, 2026

    Tenderi i fiskalizimit thyen rekord për ankimime, përfundon sërish në KPP, shkak vlerësimi

    April 18, 2026

    Hoxha takim me Ministrin e Jashtëm të Serbisë: Kemi qëndrime shumë të ndryshme për Kosovën

    April 18, 2026

    Juventus provon të firmosë me lojtarin e Cityt, një emër i madh për të rritur ekipin

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.