Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Rënia e euros, ekspertët japin shpresë për tendenca rritëse

    September 19, 2024
    Rënia e euros, ekspertët japin shpresë për tendenca rritëse

    Zhvlerësimi i euros çdo ditë e më shumë ka qenë një nga shqetësimet e pjesës më të madhe të qytetarëve, kjo pasi shumica të ardhurat e tyre i kanë në këtë valute.

    Luhatje me tendenca ngritëse por jo përtej nivelit të 100 lekëve. Ky pritet të jetë normaliteti i ri i këmbimit të Euros në Shqipëri deri në fundvit.

    Ekspertët të tregut e parashikojnë situatën si pasojë e efektit ndikues të sezonit veror, rritjes së remitancave, investimeve të huaja direkte por dhe parave informale.

    “Është një tendencë shumë mujore e cila nuk duket se ka stopuar për të krijuar qëndrueshmëri, është mesi i shtatorit efektet e fluksvee monetare në euro të korrikut gushtit vijojnë të japin efekte”, thotë Ardian Civici, ekspert për ekonominë.

    Aktualisht 1 euro në tregun valutor shqiptar po këmbehet për 99.25 lekë, me një rritje vetëm 0.01 lekë në 24 orët e fundit. Ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë këmbehej 7 lekë më shumë.

    “Kemi hyrë në një ekuilibër të ri strukturor të qëndrueshëm por mund të kemi luhatje të vogla pasi hyrjen e kemi dhe sezonale më shumë. Po tani mendoj që situate duke më e qëndrueshme nga pikëpamja e këtij ekuilibri”, thotë Civici.

    Ndonëse për disa sektorë ka patur ndikime pozitive, nga ana tjetër kursi i këmbimit vijon të dëmtohet edhe më tej. Por çfarë do e ngrinte më tej nivelin e euros kundrejt lekut?

     “Ne jemi aktualisht një vend e dy monedha dhe kërkohet një vendim I natyrës strategjike nëse do marrim një seri masash për të kufizuar pagesa informale neë uro për të ndikuar kështu në kursin e këmbimit”, thotë Civici për A2 CNN.

    Deri tani, banka qendrore nuk ka publikuar informacion lidhur me sasinë e blerjeve valutore direkte për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit. Në ankandet e planifikuara për 2024 Banka e Shqipërisë parashikon të tërheq nga tregu 250-330 milionë euro.

    “Kanë pasur efekte të vogla më tepër kanë reflektuar një kujdes të Bankës së Shqipërisë për të mos e lënë kursin të bjerë më poshtë se sjellë shumë pasoja në shumë vendimarrje”, shton më tej Civici.

    Politika monetare e Bankës Qendrore që reflektohet te norma e bazë e interesit në raport me inflacionin e ka fushën e veprimit të saj tek masa monetare në lekë pa patur ndikim tek kjo masë e madhe euro në qarkullim.

     

    ekspertet japin shpresa Rënia e Euros tendece rritjeje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.