Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në politikë

    Flet për herë të parë pas triumfit, Selin Bollati: Mesazhi i tim ati më preku në zemër!

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kush “spiunoi për aksionin ndaj bandës së “Çopjave”? BKH i merr telefonin Muhamet Rrumbullakut, dyshohet se…

    September 17, 2024

    Mos arrestimi i disa prej eksponentëve të botës së krimit që kanë bashkëvepruar me organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit “Çopja”, ka sjellë nisjen e një hetimi nga prokuroria dhe BKH-ja për nxjerrje të sekretit hetimor.

    Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë shkuar me urgjencë në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, duke i sekuestruar aparatin e telefonit, me dyshimin se informacionet dhe emrat e operacionit të nisur nga SPAK kundër grupit “Çopja”, mund të kishin dalë prej tij, shkruan Oranews.

    Rrumbullaku ka dorëzuar telefonin, ndërsa pas tij agjentët e BKH-së i kanë marrë telefonin dhe këqyrur e-mailin një zyrtari tjetër të lartë të Policisë së Shtetit, i cili ja kishte dërguar me e-mail vendimin e gjykatës disa prej drejtuesve të Forcës Operacionale dhe Drejtuesit të Policisë së Elbasanit.

    Punonjësve të policisë që u ka shkuar ky e-mail i dërguar nga zyrtari i lartë në drejtorinë qendrore, u janë marrë telefonat dhe këqyrur adresat postare elektronike, me shpresën e gjetjes së personit që kishte nxjerrë informacionin, përpara se SPAK të ndize dritën jeshile për ekzekutimin e vendimit.

    Të gjithë emrat kishin dalë dhe pjesa dërmuese e personave përfshirë dhe biznesmenët që duhet të arrestoheshin, ishin larguar. Ndërkohë emrat në mesditë u publikuan.

    aksioni capja Muhamet Rrumbullaku spak telefoni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në politikë

    April 19, 2026

    Flet për herë të parë pas triumfit, Selin Bollati: Mesazhi i tim ati më preku në zemër!

    April 19, 2026

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    April 19, 2026

    “Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je”, Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregulli është i thjeshtë

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.