TIRANË– Këngëtari dhe ish-banori i BBV3, Endriuk Beba teksa ka dhënë një intervistë në emisionin e mëngjesit në Neës 24, ësht pyetur edhe për eksperiencën e tij në këtë Reality Show. Ai ka thënë se pas daljes nga BBV3, është ndjerë keq dhe s’ka dashur ta kishte këtë eksperiencë.
“Nuk doja të dilja nga shtëpia. Mu duk sikur kisha bërë një gabim shumë të madh.”-ka thënë Endriku.
Një përgjigje kjo që ndryshe nga personazhet e tjerë që janë të lumtur për këtë eksperincë, për Endrikun duket që s’ka qenë e tillë siç e pohoi edhe ai vet, mbase për shkak se aty u përball me ish- të dashurën e tij, Sara Gjordeni.
Modelen e cila në atë kohë ishte në lidhje me Bardh Idrizin, e të dy së bashku tashmë vijojnë romancën e tyre, madje po presin të bëhen prindër për herë të parë .


