TIRANË– Sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, ka folur kunati i viktimës, bashkëshorti i motrës së tij.
“Enveri ka qenë njeri punëtor. Herën e fundit e takova para 2 muajsh. Në Shqipëri vinim rrallë, kur kishte ndonjë rast. Ngjarjen e morëm vesh nga lajmet, nuk e dinim që ishte shpallur i zhdukur. Esmeraldin e njihja si njeri të mirë dhe punëtor. Nuk kisha dijeni për ndonjë konflikt të mëparshëm. Gruaja e tij shumë e mirë dhe e rregullt. Kishte marrëdhënie shumë të mirë edhe me fëmijët, e donin si ta kishin nënë. Janë martuar me lejen e fëmijëve.”-ka thënë ai.
LEXO EDHE: Esmerald Balla vrau të atin dhe fshehu trupin e tij në pus


