Pamjet e frikshme kanë dalë pas aksidentit të ndodhur në afërsi të fshatit Golem ku u mësua se mbeti i plagosur biznesmeni i njohur Kristian Boçi së bashku me fëmijët e tij.
Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa AA 334 RP, sipas hetimeve të kryera, mësohet se ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Drejtuesi i automjetit biznesmeni i njohur Kristian Boçi në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet lagështia dhe shpejtësia e lartë.



