Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U aksidentua së bashku me fëmijët, biznesmeni i njohur Kristian Boçi përfundon te Trauma

    September 13, 2024
    U aksidentua së bashku me fëmijët, biznesmeni i njohur Kristian Boçi përfundon te Trauma

    Gjatë ditës së sotme Policia njoftoi se rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë automjeti me tre anëtarët e një familje janë përfshirë në një aksident të rëndë.

    Si pasojë e aksidentit, u bë me dije se mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

    Personi i cili u përfshi në aksident pas hetimeve të kryera rezultoi se është biznesmeni i njohur Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur.

    Mësohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta.

    Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të dëmtuarve është mirë dhe jahstë rrezikut për jetën.

    Kujtojmë se pak kohë më parë Prokuroria e Tiranës futi në “grackë” biznesmenin e njohur Kristian Boçi, bashkëshorten e tij Drilona Boçi dhe 5 persona të tjerë.

    Personat në fjalë bashkërisht dyshohet se gjeneronin para, duke përfituar nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike.

    Sipas njoftimit të prokurorisë së Tiranës Kristian Boçi rezulton i dënuari për drogë në Belgjikë dhe krijoi një shoqëri tregtare ku pastronte para. Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.

    Po kush janë Kristian dhe Drilona Boçi?

    Drilona Boçi është pronare e një nga atelietë më të njohura në Tiranë. Bëhet fjalë për “Altar”.

    Ajo është martuar me Kristianin në moshën 17-vjeçare dhe bashkë kanë dy fëmijë.

    Pak vite më parë, ajo ka treguar se bashkëshortin e saj e ka takuar në moshën 16 vjeçare dhe ishte dashuri me shikim të parë. Për shkak të diferencës së moshës, prindërit e Drilonës nuk kanë qenë dakort me lidhjen, por me kohën gjërat ndryshuan. Martesa nuk e ka penguar atë të marrë pjesë në konkurse bukurie dhe të përfundojë studimet për drejtësi.

    Nga ana tjetër, Kristian njihet si një personazh dhe biznesmen i njohur, pasi është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e tij luksoze. Madje ai është edhe një mbështetës i sportistëve të boksit dhe njihet për shoqërinë e ngushtë me aktorin e humorit Bes Kallaku.

    Aksident Kristian Boçi trauma
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.