Një konflikt mes adoleshentësh që ka agrevuar deri në përdorimin e thikave është shënuar këtë të enjte në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se një 14-vjeçar ka goditur me thikë në shpinë bashkëmoshatarin e tij.
“Mollë sherri” për këtë ngjarje mediet e huaja bëjnë me dije se ka qenë një vajzë.
Autori është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ndërsa i lënduari ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht i mituri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.


