Gjykata e Posaçme caktoi ditën e enjte seancën ndaj kryebashkiakut Rexhë Byberi.
Gjykata e Posaçme caktoi të enjten në orën 14:00 si seancë ndaj kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi dhe nënkryetarit të bashkisë në të cilën do verifikohen kushtet e masës së sigurisë arrest shtëpiak.
Sipas burimeve mësohet se kryebashkiaku dhe nënkryetari që janë nën arrest shtëpiak dyshohen për shpërdorim detyre.
Bashkia e Tropojës aktualisht ka mbetur pa drejtues dhe ende nuk është thirrur mbledhja e këshillit bashkiak.
Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe Kërnaja kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milione Lekësh.
Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.


