BERAT– Këtë të hënë kryeministri Edi Rama, nga takimi në shkollën e re “Babë Dudë Karbunara” në Berat ka thënë se mësuesit në pension duhet të ftohen për t’u angazhuar me orar të reduktuar.
“Kemi shumë mësues dhe mësuese në pension që mund ti ftojmë që të angazhohen në një orar të reduktuar në një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve të arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është domosdoshmëri për ti dhënë më shpjet krah të kualifikuar tregu. Ne jemi duke punuar mbi të dhënat kuptimplota dhe që na mundësojmë tani më të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në mënyrë që edhe ata të fillojnë të ndjejnë atë që është plotësisht e ndjeshme në buxhetin familjar të mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro.”- ka thënë Rama.


