Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tucker Carlson shpreh pendesë për mbështetjen ndaj Trump: Kam ndihmuar në mashtrimin e njerëzve

    Përplasja e ar*atosur në Memaliaj, një i vra*ë dhe një i plagosur, zbardhen emrat

    Të shtëna me armë në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Rama e ironizoi në Asamble, Basha për drejtuesit e qarqeve: Teatër i shëmtuar që riciklon veten

    September 8, 2024

    Lulzim Basha ka reaguar për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama prezantoi ekipin e ri për zgjedhjet e 2025.

    “Si përherë, shumë e për lumë. Hipokrizia për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit”, shkruan Basha.

    Sipas Bashës më qesharakja është rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave, kur fare mirë mund të ishin hapur listat për të gjithë. Kjo sipas tij është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve iu mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë.

    “Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave. Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve i’u mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë.

    Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën. Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre”, shkruan Basha.

    asamble Basha rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tucker Carlson shpreh pendesë për mbështetjen ndaj Trump: Kam ndihmuar në mashtrimin e njerëzve

    April 21, 2026

    Përplasja e ar*atosur në Memaliaj, një i vra*ë dhe një i plagosur, zbardhen emrat

    April 21, 2026

    Të shtëna me armë në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

    April 21, 2026

    Lirohet hapësira pranë lumit Vjosa, largohet pas 15 vitesh grumbullimi i pasurive të sekuestruara

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.