Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS ka paralajmëruar se PS do fitojë sërish në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Edi Rama: Thonë që ne përdorim pushtetin për të marrë votat, madje thonë se edhe i blejmë votat
thonë se kemi fituar deri tani se s’kemi pasur alternativë
Të tjërë shkojnë e më tutje duke thënë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë, ngaqe ndërkombëtarët mbyllin sytë ara të keqes së madhe që ne jemi ngaqë të huajt duan stabilitet e demokraci në Shqipëri, ngaqë ne i korruptojmë e të tjera budallallëqe të guximshme si këto.
Por vërejeni me vëmendje, të gjithë këta bashkohen në pikën që në Shqipëri s’ka zgjedhje përderisa ato i fitojmë të gjithë ne, ama të gjithë këta bashkë janë njësoj se i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër me mendësi të ndryshkur otomane.
Ne fitojmë e do fitojmë përsëri, ndërsa kundërshtarët tanë vetëm humbin e do humbin përsëri.
Ata zgjohen më vonë s ne dhe flenë më herët se sa ne, ata flasin më shumë nga ne, e për çdo gjë që flasin dinë shumë më pak se sa ne. Ata merren tërë ditën e perëndisë vetëm me ne. Nuk bëjnë asnjë ditë punën tyre për të mbjellë ca besim më shumë për veten e tyre.


