I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” artisti i mirënjohur Shpat Kasapi, zbuloi disa detaje të reja.
Gjatë intervistës së tij ai është “zënë ngushtë” nga një pyetje e bërë prej moderatorëve të cilët e kanë “ngacmuar” duke i thënë “Përse nuk bëhesh pjesë e “BBV”?”
Ai është shprehur se po të njëjtën pyetje merr dhe nga persona të tjerë sidomos në palestër të cilët “e shtyjnë” që artisti të jetë pjesë e këtij reality shoë duke qenë se nuk ka asgjë për të humbur.
Por çfarë mendon Shpati rreth kësaj?
“Po pse jo ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë i them “unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem”. E më thonë “ke 20 vite karrierë, s’ke çfarë humb”, edhe unë i them “epo votomë! Do mem pa aty? Votomë!” u shpreh artisti.
View this post on Instagram


