Dy persona janë plagosur sot në Don Bosko pas një atentati me armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.
Çfarë lidhje kishte Elezaj me Metushin:
Nga të dy vetëm Elezaj ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa Metushi ishte klient në lokalin ku ndodhi atentati ndaj 45-vjeçarit.
“Ishin në të njëjtën tavolinë. Kemi evidentuar që kanë vetëm lidhje shoqërore. I riu nuk është kamerier, kanë qenë duke pirë kafe në verandën e këtij lokali. Për objektivin do të përcaktohet nga hetimi. Të paktën njëri prej tyre ka precedentë kriminalë, por ne jemi duke hetuar për background-in që të plagosurit kanë dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë” është shprehur Vocaj mbi ngjarjen.
Fatmirësisht mësohet se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën, Metushi ka marrë plagë në këmbë, ndërsa 45-vjeçari ka marrë plumb në krah dhe në mushkëri.


