Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    Si mund të vritet një grua, një nënë e 4 femijëve, shoqëria duhet të reagojë?!

    Operacioni “Foleja 6” në Tiranë/ Zbulohet bazë pro*titucioni në apartament me qira, arrestohen 2 shtetase kineze

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I kërkoi “kokën e Talo Çelës”, Qosja e refuzon/ Dumani i vr*t njerëzit më të afërt: Meqë do luftë…

    September 3, 2024
    I kërkoi “kokën e Talo Çelës”, Qosja e refuzon/ Dumani i vr*t njerëzit më të afërt: Meqë do luftë…

    Në dosjen e SPAK në ngarkim të vëllezërve Çopja në Elbasan, personazhet e botës së krimit i druhen arrestimeve, por edhe dekonspirimeve nga  njëri-tjetri, aq sa bëjnë plane për të vrarë njerëz me të cilët dikur bashkëpunonin në ngjarje të rënda kriminale.

    I tillë është dhe rasti i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, bashkëpunëtorë në disa ngjarje kriminale, të cilët më pas thurën plane dhe për eleminimin e njëri tjetrit.

    Në një bisedë në SKY me shtetasin Kristal alias Elton Basha, Nuredin Dumani, shprehet se Talo Çela, gjatë një interviste televizive, i ka dhënë policisë indikacione se ku duhet të kërkojnë për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

    Në një moment gjatë bisedës me Bashën, Nuredin Dumani ka treguar për një pazar me shtetasin Mikael Qosja, i cili i kishte kërkuar që të vriste një person (i identifikuar më vonë si Erion Alibej) kundrejt shumës së 2 mln eurove. Mirëpo në këmbim Dumani i kishte kërkuar “kokën e Talo Çelës”, si dhe shumën prej 1.5 mln eurosh. Këtu ka nisur dhe krisja mes Dumanit dhe Qosjas, për shkak se ky i fundit nuk ka rënë dakord për marrëveshjen, që të vriste Talo Çelën, përkundrejt krimit që do të kryente i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

    “Më datë 04.08.2020, poseduesi/përdoruesi i Kodit Pin Sky EÇ YR2N3M Nuredin Dumani, komunikon me përdoruesin/poseduesin e Kodit Pin Sky EÇ UTBPPE Elton Basha, të cilit i tregon se, Talo Çela nëpërmjet intervistës i ka dërguar mesazh policisë se ku duhet të kërkojnë.

    Më pas Nuredini shprehet se ka 4 muaj që po e kërkon Talo Çelën për ta vrarë, për këtë ka biseduar edhe me marokeninin (ku i referohet shtetasit Mikael Qosja, alias Kel Kamami), të cilit i ka treguar se vrasjen e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia i ka kryer Nuredini sepse Miri (Besmir Haxhia), Altin Ndoci bashkë me Talon do të vrisnin Nuredinin dhe vëllain e tij Dashin.

    Mikael Qosja i ka thënë Nuredinit të lumtë dora por na prishe punë se ato i kishim gjuajtës të mirë. Më pas, Nuredin Dumani i tregon Elton Bashës se, Mikael Qosja, i ka kërkuar një nder për një x person kundrejt shumës prej 2.000.000 Euro, ndërsa Nuredini i ka kërkuar 1.500.000 Euro dhe Talo Çelën të gjallë ose të vdekur.

    Mikaeli nuk ka pranuar dhe i ka thënë Nuredinit se do ia jepte Talon pasi Nuredini të kishte mbaruar punë me personin x. Nuredini shpjegon se nuk ka rënë dakord me Kelin të cilit i ka kërkuar Talo Çelën dhe 500.000 Euro kapar. Keli nuk ka pranuar dhe i është lutur Nuredinit që ta falë Talon dhe “të bëhen sërish miq”, thuhet në dosje.

    Si pasojë e krisjes, mes tyre, Dumani është hakmarrë ndaj Qoses, duke i vrarë dy nga njerëzit e tij më të afërt, Emiliano Ramazanin dhe Regis Runajn.

    “Nuredini ka debatuar me marokenin (Mikael Qosen), të cilit në fund i ka thënë: “o Kel unë jam burrë dhe do ta mbaj fjalën meqë do luftë me mua do të vras njerëzit e tu më të afërt”. Keli i ka thënë “pushka top tu bëftë”. Më pas Nuredini i tregon Eltonit se pas një muaji nga diskutimi me marokenin (Mikael Qosen), i ka vrarë djalin e hallës dhe shokun me të ngushtë, në Elbasan, për të cilët sqaron se njëri është ekzekutuar me pistoletë ndërsa tjetri me thikë, ku i referohet viktimave (Emiliano Ramazani dhe Regis Runaj”)”, vijon dosja e siguruar.

    Planet e Nuredin Dumanit, për të vrarë Talo Çelën, shpalosen dhe një një bisedë që ai ka pasur në SKY me të vëllanë e tij, Dashnorin. Nuredin Dumani paralajmëron të vëllanë, se mund të arrestohet nga policia, për shkak të deklaratave që Talo Çela ka dhënë në media. Nuredin Dumani i tregon të vëllait për pazarin e prishur me Qosen, që çoi më pas në hakmarrjen e tij.

    Nuredin Dumani, i shprehet vëllait të tij Dashnor Dumani, të cilit i thotë se duhet ti kishin shfarosur Kelin, Talon dhe të tjerët pasi ata mund të kishin vrarë Nuredinin dhe Dashin nëse ky i fundit do kishte qenë në Shqipëri.

    Nuredini i kërkon Dashit ta ndihmojë për të kapur Talo Çelën, për të cilin shprehet se është “bukë-shkelur dhe do ja marrë shpirtin”.

    “Nuredini, i tregon Dashit se nuk ka qen me Talon dhe Altinin në vrasjet që ka kryer në Durrës, por mekaniku (ku i referohet Klevis Allës), ka përfshirë Talon dhe Altin Ndocin. Nuredini i tregon vëllait të tij Dashit se ka biseduar me Talo Çelën dhe Mikael Qosen, të cilët kanë akuzuar Nuredinin dhe Dashin për vrasjet.

    Në vijim Nuredini e pyet vëllain e tij Dashnor Dumani nëse është i përfshirë në atentate në Elbasan. E pyet nëse është përfshirë te turku (vrasja e trefishtë e Bradasheshit).

    Nuredini shprehet se, për këtë ngjarje thonë se kanë gjuajtur dy veta dhe Talo ka qenë shofer. Nga natyra e bisedës që Nuredin Dumani zhvillon me vëllain e tij Dashnor Dumani, kuptohet se në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit ku është vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, kanë marrë pjesë Talo Çela, shofer i automjetit të përdorur në atentat, Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia të cilët kanë qëlluar si dhe Dashnor Dumani, i cili në këtë bisedë del që ka marrë pjesë por nuk ka qëlluar”, thuhet më tej në dosje.

     

    Dumani pazaret per koken e Talo Celes Qosja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    April 27, 2026

    Si mund të vritet një grua, një nënë e 4 femijëve, shoqëria duhet të reagojë?!

    April 27, 2026

    Operacioni “Foleja 6” në Tiranë/ Zbulohet bazë pro*titucioni në apartament me qira, arrestohen 2 shtetase kineze

    April 27, 2026

    Aventurë mbi dallgë/ Çifti që sfidon botën me jet-ski gjen mikpritje të jashtëzakonshme në Shqipëri

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.